
“S’ka purgator për kriminelët e luftës, ata shkojnë drejtë në ferr”
24 shkurt 2022
| 08:40
Ambasadori ukrainas në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sergiy Kyslytsya, në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit, i kërkoi këshillit që të bëjë gjithçka të mundur për ta ndaluar luftën kundër vendit të tij.
Kysyltsya i kërkoi ambasadorit të Rusisë në OKB-së, Vassily Nebenzia, që t’i thërrasë Putinin e Lavrovin që ta ndalin agresionin ndaj popullit të tij.
“Të thërrasë Putinin, të thërrasë Lavrovin që ta ndalojnë agresionin ndaj popullit tim. Nuk ka purgator për kriminelët e luftës. Ata shkojnë drejt e në ferr, ambasador”, tha ai.