‘S’ka rëndësi çfarë thotë ai’, Trumpi shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 korrik 2025 | 16:22

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar njoftimin e liderit francez, Emmanuel Macron për njohjen e Palestinës si shtet.

“Shiko, ai është një lloj tjetër njeriu, është në rregull, në përgjithësi luan si pjesë e ekipit. Por lajmi i mirë është: ajo që ai thotë nuk ka rëndësi. Nuk do të ndryshojë asgjë. … Kjo deklaratë nuk ka asnjë peshë”, raportohet të ketë thënë Trumpi.

Kujtojmë se Macroni ka njoftuar se do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez. Ai ka thënë se do ta shpallë zyrtarisht këtë vendim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm, duke u bërë vendi i parë i madh perëndimor që ndryshon qëndrimin diplomatik për shtetin palestinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Thaçit, Ismail Syla, ka thënë se intervista e…