S’ka sinjale për takim me Ramush Haradinaj – Kurti për presidentin: Numrat janë te PDK, LDK dhe VV, jo te AAK-ja

23 shkurt 2026 | 20:29

Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë sinjale për ndonjë takim me Ramush Haradinaj, sa i përket çështjes së presidentit, ai u shpreh i bindur që “numrat janë te PDK dhe LDK”.

Kurti, pas takimit me Abdixhikun, u pyet nga gazetarët nëse një takim të tillë do ta ketë edhe me AAK-në.

“E keni parasysh PDK, LDK dhe para së gjithash Vetëvendosja, këtu janë numrat. Dmth, ne duhet kësisoj të sigurohemi për bindjen tonë dhe nuk është kollaj që të sigurohemi që kur të merremi vesh secili deputet të qëndojë sepse deputetët qëndrojnë kur e kanë kryetarin e partisë kandidat për kryeministër dhe votat janë të hapura”, u përgjigj Kurti para mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka pranuar sot një donacion nga Republika…