S’ka votë as për Stefan Kovaçeviqin

28 gusht 2025 | 12:22

Deputeti i tretë i hedhur në votim me short është Stefan Kovaçeviq, i cili sikurse bashkpartiakët e tij, nuk e mori asnjë votë për nënkryetar të Kuvendit.

Kovaçeviq u hodh në votim tri herë dhe në asnjërin rast nuk e mori asnjë votë. Ai nuk ka të drejtë të hidhet në votim më.

Lista Serbe i ka 9 deputetë dhe as ata vetë nuk po votojnë për, pasi duan që kandidat i tyre të jetë Sllavko Simiq, i cili dështoi në tri tentime në seancën e kaluar.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se po ndjek aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës, një kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As kryetari dhe deputet i Listës Serbe, Zllatan Ellek, nuk…