
S’ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor, Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në Tiranë.
Vendimi është marrë pasi Erion Veliaj ka ankimuar shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë dekretin e presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë, raporton “A2CNN”.
Veliaj është shkarkuar nga Këshilli i Ministrave pas kërkesës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, me arsyetimin se kishte munguar në punë. Veliaj është duke qëndruar në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, pasi është duke u akuzuar nga SPAK-u për korrupsion dhe pastrim parash.