S’kalon propozimi i Haxhiut për lejimin e tërheqjes se mjeteve nga Trusti deri në 30 për qind

04 dhjetor 2020 | 13:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka propozuar një amendament për tërheqjen e mjeteve pensionale nga Trusti, por nuk ka kaluar.

Ai kishte të bënte me tërheqjen e 30 për qind të mjeteve në Trust nga personat që kanë të kursyera deri në 10 mijë euro.

Ai ka marrë 14 vota për 45 kundër dhe 7 abstenime.

“1. Personat që kanë kursime pensionale në shumën më pakë se 10 000 euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë për qind (30 për qind) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 2. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 10 000 euro deri në 19 999 euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në njëzet e pesë për qind (25 për qind) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 3. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 20 000 euro deri në 29 999 euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri njëzetë për qind (20 për qind) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 4. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 30 000 euro deri në 39 999 euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbëdhjetë për qind (15 për qind) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40 000 euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë për qind (10 për qind) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK”, ka thënë Haxhiu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në…