S’kalon rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres Hajdari

07 qershor 2023 | 14:29

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Këtë propozim e kishte bërë grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kishte kërkuar shkarkimin e ministres së MINT, Rozeta Hajdari. Projekt-rezoluta i ka marrë vetëm 26 vota për, dhe 60 deputetët ishin kundër saj.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill e maj.

Aktualisht, në Kuvend po zhvillohet procesi për zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina është duke evakuuar mijëra njerëz të mërkurën, pasi sulmi…