Skandal: KEDS-i shkyç prodhuesit vendorë edhe pas kontratës (video)

16 gusht 2025 | 13:11

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një video ku shihet se KEDS-i ia ndërpret energjinë elektrike një kompanie, pronari i së cilës thotë se ka bërë kontratë.

AKB-ja ka dënuar ashpër veprimet e KEDS-it, i cili po shkyç edhe biznese që kanë kontrata dhe pagesa të rregullta.

“Skandal me shkyçjet e bizneseve – KEDS po shkel kontratat e nënshkruara dje. Rasti i kompanisë prodhuese Kosova Model në Shtime, që dje nënshkroi marrëveshje me KESCO dhe sot iu ndërpre energjia, është shkelje flagrante e kontratave dhe sabotim i ekonomisë vendore”, është thënë në reagimin e AKB-së.

“AKB kërkon: Rikthimin urgjent të energjisë për bizneset e dëmtuara; Llogaridhënie nga KEDS dhe ZRRE; Ndërhyrje të qeverisë për të ndalur kaosin në tregun e energjisë. Nëse kjo situatë nuk zgjidhet menjëherë, AKB paralajmëron masa të forta dhe padi ligjore”, është theksuar në reagimin e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistë me Hajdin Abazi, veprimtar i arrestuar si njëzetvjeçar në…