Skandal në Britani/ Punonjësit e spitalit u përpoqën të merrnin të dhënat në dosjen e Kate Middleton

20 mars 2024 | 11:35

Spitali ku Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni abdominal thuhet se ka nisur një hetim pas akuzave se anëtarët e stafit u përpoqën të aksesonin të dhënat e saj mjekësore. Sipas Mirror, të paktën një anëtar i stafit në “The London Clinic” dyshohet se u kap duke u përpjekur të aksesonte të dhënat mjekësore të Princeshës së Uellsit. Akuzat kanë shkaktuar tronditje në spitalin në Marylebone, i cili ka një reputacion për trajtimin e familjes mbretërore, ish-presidentëve, kryeministrave dhe të famshëm.

“Kjo është një shkelje e madhe e sigurisë dhe tepër e dëmshme për spitalin, duke pasur parasysh reputacionin e tij  për trajtimin e anëtarëve të familjes mbretërore. Zyrtarët e spitalit kontaktuan Pallatin Kensington sapo incidenti i erdhi në vëmendje dhe siguruan se do të kishte një hetim të plotë. I gjithë personeli mjekësor ishte i tronditur nga akuzat dhe i lënduar që një koleg i besuar dyshohet se ishte përgjegjës për një shkelje të tillë të besimit dhe etikës”, tha një burim për Mirror.

Hetimi vjen pasi video dhe foto u shfaqën këtë javë të Kate dhe Princit William në një dyqan Windsor, mes teorive konspirative për mungesën e saj që nga operacioni abdominal. Është një vepër penale që çdo personel në një mjedis shëndetësor të ketë akses në të dhënat mjekësore të një pacienti pa pëlqimin e kontrolluesit të të dhënave të organizatës, thekson gazeta britanike.

Spitali nuk pranoi të komentonte mbi akuzat, por i tha gazetës se beson fuqishëm se “të gjithë pacientët tanë, pavarësisht statusit, meritojnë privatësi dhe konfidencialitet të plotë në lidhje me informacionin e tyre mjekësor“.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se asnjëherë…