Skandal në Torino: Juventusi paguan 40 milionë euro për një lojtar që s’është në planet e Luciano Spallettit

13 prill 2026 | 14:39

Juventusi është detyruar të blejë përfundimisht sulmuesin Lois Openda, pavarësisht një sezoni zhgënjyes.

Sipas raportimeve të gazetave italiane, klauzola e blerjes së detyrueshme është aktivizuar pasi bardhezinjtë siguruan matematikisht një përfundim në top 10 të Serie A.

Si rezultat, RB Leipzig do të përfitojë 40.6 milionë euro, përveç 3.3 milionë eurove të paguara më herët për huazimin.

Situata është cilësuar si paradoks në Itali, pasi Openda ka regjistruar 33 paraqitje në të gjitha garat, por ka shënuar vetëm dy gola dhe nuk ka luajtur që nga 1 marsi, kur qëndroi në fushë vetëm një minutë në barazimin 3-3 ndaj Romës.

Klauzola e transferimit lidhej me përfundimin e Juventusit në gjysmën e parë të tabelës, kusht që tashmë është plotësuar pas fitores ndaj Atalantës dhe rezultateve të tjera që konfirmuan pozitën e tyre.

Pavarësisht mungesës së minutave dhe ndikimit të kufizuar në fushë, Juventusi tani është i detyruar të kompletojë transferimin në fund të sezonit.

Gjasat janë reale që “Zonja e Vjetër” të tentojë ta shesë Opendan menjëherë në verë, por mundësitë për t’i kthyer paratë e shpenzuara shihen si mjaftë të ulëta./Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi…