
Skandal, të gjitha faqet e ambasadave të Kosovës jashtë funksionit
Të gjitha faqet e ambasadave dhe të konsullatave të Kosovës janë jashtë funksionit për afro një javë.
Kompania private “Spinp Agency”, që administronte domenët dhe hostonte uebfaqet online të ambasadave, ka ndërprerë bashkëpunimin me Ministrinë e Jashtme.
Pronari i kompanisë, Armend Aliu, ka thënë për Gazetën Express se në kontratën që ka me ministrinë, e që është njëvjeçare, nuk është paraparë pagesa për hostimin e uebfaqeve që janë në përgjegjësinë e MPJ-së.
“Domeni është në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ne veç i kemi kryer shërbimet që i kemi me kontratë. Kontrata është publike. Kontrata nuk është ndërprerë. Problemi është që me kontratë nuk është paraparë pagesa e hostimit për këto ambasada dhe konsullata. Jemi mundu me i përkrahë dhe ju kemi shtru si kërkesë, të njëjtit kanë vazhduar derisa ka ardhur një moment që nuk e kanë paguar dhe ne nuk mundemi më shumë me iu ofruar shërbime”, ka thënë pronari i kompanisë, Armend Aliu.