Skandali me fabrikën për mbetjet shtazore, Besnik Bislimi paraqitet në prokurori

18 qershor 2025 | 11:21

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për t`u intervistuar në lidhje me skandalin me fabrikën për mbetjet shtazore.

Hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, Prokuroria Speciale e Kosovës i ka nisur para disa jave. Pas bastisjeve në këtë ministri, më 27 maj, edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar për disa orë nga Prokuroria Speciale.

Intervistimi i Bislimit nga prokuroria ka ardhur pasi ministri Peci në disa intervista nëpër televizione e kishte implikuar zëvendëskryeministrin e parë.

Në paraqitjet e tij, Peci kishte thënë se për çështjen e kësaj fabrike disa herë ishte takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë janë gjetur…