Skandali me fabrikën për mbetjet shtazore, Prokuroria Speciale zbarkon në Ministrinë e Bujqësisë

27 maj 2025 | 11:19

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë me dije se ka autorizuar Policinë e Kosovës për zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.

Bastisjet në këtë ministri janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.

Lajmin për “Express” e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Drilon Hazrollaj është ndarë me skuadrën e…