Skandali me rezervat shtetërore, Gruda i PDK-së: Zyrtarët e pushtetit janë në ankth të madh

20 gusht 2023 | 15:09

Përparim Gruda, koordinator i departamentit për Drejtësi në PDK, ka thënë se zyrtarët e pushtetit kanë ankth të madh për zbulimin e të vërtetës së aferës së grurit dhe vajit.

Sipas Grudës tregues për këtë është “ashpërsia dhe ngutia” që sipas tij e kanë ata për të komentuar hetimet e prokurorisë.

“Është krejt e thjeshtë: nëse do të ishin të sigurt që janë të pastër, do të thoshin që nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do të prisnin rezultatin e hetimit”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se të dielën…