Skandali me rezervat shtetërore, ish-sekretari i MINT-it, Irfan Lipovica intervistohet nga Prokuroria Speciale

31 korrik 2025 | 13:56

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe është parë duke hyrë në këtë objekt.

Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast, të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në futbollin e vajzave, KFF Mitrovica, nuk…