Skandali me vota, ndërpritet mandati i përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ-në e Prizrenit
19 janar 2026
| 14:10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që i gjithë vendi të shkojë në rinumërim, pas dallavereve që u zbuluan gjatë rinumërimit të pjesshëm.
Komuna më e “prekur” nga ky proces ka dalë Prizreni, prandaj KQZ-ja ka vendosur po ashtu për ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit.



