“Skandaloze për Kosovën”, Rexha i AGK-së fajëson qeverinë për krizën në lirinë e mediave

03 maj 2025 | 00:17

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, në emisionin “Edicioni Special”, ka folur rreth rënies më të madhe në 15 vitet e fundit të Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”.

E për këtë, në “faj” lë Qeverinë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Skandaloze është për Kosovën, raporti është alarmues, shokues. Personalisht nuk e kam pritur këtë rënie kaq të madhe, pas 19 vendeve të rënies së vitit të kaluar, edhe 24 vende sivjet, 43 vende dallim, është një rënie dramatike, e paparë për ndonjë shtet, qyteti i dytë me rënien më të madhe”.

“Por nuk është befasi e madhe, në kuptimin që askush, të paktën ne që merremi me këtë punë, nuk presim përmirësim të renditjes së Kosovës. Prisnim përkeqësim, por jo kaq të madh, për shkak të ndodhive të këtij viti. Qeveria e udhëhequr nga zoti Kurti dhe nga Vetëvendosja nuk janë ndalur asnjëherë për të punuar aktivisht kundër mediave, dhe këtë e kanë dëshmuar me veprime të shumta”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish sekretari i AAK- së, Blerim Kuqi ka lënë të…