
Skema e vrasjes së Muçës – Killeri zbriti nga “Golfi”, e qëlloi duke ngrënë
24 gusht 2021
| 08:56
Qyteti i Lushnjes u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz që i mori jetën pronarit të një lokali dhe la pesë persona të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë dhe një grua. Viktima është Bledar Muça, pronar i bar “Pedonale” në qendër të qytetit.
Ngjarja
Ishte ora 22:00 e mbrëmjes. Lokali i mbushur plot dhe rruga me qytetarë që po ktheheshin nga xhiroja e mbrëmjes.
Një makinë tip “Golf” ndalon para lokalit dhe një person zbret duke u drejtuar për te tavolina ku ishte ulur Bledar Muça nën shoqërinë e disa personave të tjerë mes të cilëve kunati, Judin Velo. Ky i fundit mbeti i plagosur.