Skena madhështore për koncertin e Unikkatilit bëhet gati (Video)

24 korrik 2019 | 20:25

Kur kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te mbajtja e koncertit madhështor të Unikkatilit në Mitrovicë, skena për këtë event tashmë është në përfundim e sipër.

Stadiumin “Adem Jashari” ku do të mbahet koncerti, sot e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilin organizatori Fidan Peci e ka informuar për detajet e organizimit.

Kujtojmë se koncerti i parë i Unikkatilit në Kosovë ishte mbajtur në vitin 2012 në Prishtinë, ku morën pjesë mijëra veta, shkruan “Veriu.info”.

Parashihet që në këtë koncert numri i pjesëmarrësve të jetë shumë më i madh, pasi që Viktor Paloka i njohur me emrin artistik si Unikkatili, do ta përmbyll karrierën muzikore pikërisht me koncertin e 27 korrikut në Mitrovicë.

Video:

http://veriu.info/wp-content/uploads/2019/07/getfvid_68060491_470927230363465_330112006709313536_n.mp4?_=1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli e ka humbur ndeshjen e…