Skenari më i keq i koronavirusit, ky

04 maj 2020 | 08:14

Deri tani vaksina shihet si shpresa e vetme për t’i dhënë fund COVID-19, por CNN, gjiganti mediatik amerikan, e quan mosarritjen e saj si skenarin më të keq.

Të gjithë i kanë sytë te vaksina dhe shenjat janë pozitive nga Kina, Australia, Britania apo Gjermani dhe Holanda, por pyetja është ç’ndodh nëse asnjëra nuk bën punë?

Në një skenar imagjinar të CNN-it, shoqëritë do të mësoheshin të jetojnë me virusin.

Testimi dhe gjurmimi do të vijonte ditë për ditë, ndërkohë edhe numri i të infektuarve dhe numri i të vdekurve do të vijonte të rritej edhe më shumë.

Shtetet që e përballuan mirë me COVID-19 mund të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë ta luftojnë virusin, por të tjerat do ta vendosnin izolimin dhe karantinimin në çdo moment të jetës kur të shohin se po goditen keq nga koronavirusi.

Deri më tani ky skenar nuk ka ndodhur me asnjë nga pandemitë e historisë, por shumica e ekspertëve mbeten të sigurt se një vaksinë COVID-19 do të zhvillohet përfundimisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ende nuk ka…