Skenat si në filma në Rahovec, prokuroria merr vendim për katër persona

28 shkurt 2024 | 19:05

Gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë vendim lidhur me ngjarjen e 24 shkurtit që ndodhi në Krushë të Madhe në Rahovec.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë është mësuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar katër persona.

‘’Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i’u caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj katër të pandehurve ndaj Abedin Hasanit, Qlirim Muharremi, Bashkim dhe Besnik Duraku për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të vrasjes të mbetur ne tentativë dhe mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme ekipa e Indeksonline ka vizituar familjen Duraku, ku njëri nga familjarët e familjës Duraku ka rrëfyer se si ka ndodhur rasti.

Vëllai i tyre Selamiu ka treguar se sulmuesit kanë gjuajtur në drejtim të shtëpisë mbi 40 minuta

Vendimin i Gjykatës Themelore të Gjakovës e gjeni këtu .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe sot…