Skender Hyseni: Jam 100 herë më LDK se Lumir Abdixhiku

15 mars 2023 | 23:17

Ish kryediplomati i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është më LDK së paku për 100 herë më shumë se sa kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Jam 100 herë më LDK se Lumir Abdixhiku”.  Kështu është shprehur ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, për kryetarin e aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Hyseni ka thënë se nuk pajtohet me qasjen e Abdixhikur karshi dialogut dhe planit evropian, për të cilin është duke negociuar Qeveria Kurti.

Ai në Debat Plus në RTV Dukagjini, tha se është gabim që të sulmohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen e marrëveshjes me Serbinë.

Sipas tij, Kurti duhet të sulmohet për shumë gjëra dhe se ka mjaft hapësira për ta kritikuar, por jo edhe për planin evropian.

“Unë e kam dëgjuar Lumirin dhe kam dëgjuar shumë të tjerë anëtarë të kryesisë së LDK-së. Unë nuk pajtohem me këtë qasje, unë jam më LDK-së se Lumir Abdixhiku 100 herë. Në çështjen e marrëveshjes, është gabim të sulmohet kushdo-qoftë, sepse është marrëveshje ultimative e vendosur në tavoline, është ndëshkim ndërkombëtar për politikat luftënxitëse edhe në Kosovë dhe Serbi dhe duhet të kuptohet qartë dhe është ndërprerje e një katandisje të mëtejme të Kosovës, është mirë të nënshkruhet, është mirë që opozita të sillet pak më ndryshe”, ka thënë ai.

Hyseni u shpreh, se në rast se nuk nënshkruhet marrëveshja e propozuar nga BE, shteti i Kosovës do të përballet me pasoja tejet të dëmshme.

Sipas tij, është interes i bashkësisë ndërkombëtare me theks të veçantë i ShBA-së, që të krijohet stabilitet në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamurtari është kualifikuar në finale të Ligës Unike për femra.…