Skender Hyseni kritikon Abdixhikun: Albin Kurtin e solle ti në pushtet, je pjesë e shtetrrënimit

26 korrik 2025 | 23:42

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-zyrtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kritikuar ndaj kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar se e solli në pushtet Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë përkatësisht presidenten e Kosovës.

Kjo pasi legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në përpjekjen e fundit para se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

“Albin Kurtin dhe noteren e tij Vjosa Osmanin i solli në pushtet ky far Lumiri që i thotë vetes kryetar i LDK-së. Mos vajto ti çuni i LDK-së, por bëhu burrë, nëse je?! Dhe pranoje që je pjesë e shtetrrënimit, së bashku me miqtë e tu, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, shkroi Hyseni në Facebook pasi dështoi përpjekja e 54-t për konstituim dhe nga nesër pritet të hyjë në fuqi vendimi i Kushtetueses për masë të përkohshme.

Ai shtoi gjithashtu një kritikë për kryesuesin e seancës Avni Dehari, duke e ironizuar me fjalët: “As këtë të mjerin Avni Dehari nuk e solli askush aty ku e vetmja gjë që di është të thotë: ‘Ndalja telefonin, asi mikrofonin…’”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pas…