Skenderaj fiton kundër Partizanit në Ligën ‘Gjergj Kastrioti’

28 janar 2023 | 21:01

Skenderaj ka mposhtur Partizanin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e fundit të Ligës “Gjergj Kastrioti”, të shtunën mbrëma, me rezultat 3-1 (25-18, 25-12, 16-25, 25-14).

Ishte një ndeshje që nuk kishte shumë rëndësi për ekipin e trajnerit Ylli Kadriu, pasi tashmë e kishte siguruar pozitën e parë në Grupin A.

Sidoqoftë, këto pikë janë të mirëseardhura për vashat nga Skenderaj, të cilat vazhdojnë tutje në fazat finale të këtij kompeticioni në formë të mirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se ka pikëpamje krejtësisht…