Skenderaj nis aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave

07 prill 2020 | 17:06

Komuna e Skenderajt edhe këtë vit ka filluar me eliminimin e deponive ilegale në lokacione të ndryshme brenda territorit të komunës.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, të martën me angazhimin vullnetar biznesor ka filluar eliminimin e deponisë ilegale të mbeturinave në fshatin Polac dhe asaj në Klinë të Epërme për të vazhduar në ditët në vazhdim edhe në lokacione tjera, për të krijuar kështu një mjedis të pastër për të gjithë.

“Eliminimi i këtyre deponive ilegale të mbeturinave është bërë dhe vitin e kaluar, por që fatkeqësisht qytetarët e papërgjegjshëm ende vazhdojnë të hedhin mbeturina në vende të pa caktuara dhe kështu të ndotin mjedisin tonë të përbashkët”.

“Ndotja e mjedisit, hedhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve nuk do të tolerohet, kështu inspektorati komunal do të jetë vazhdimisht në teren dhe do të gjobitë të gjithë ata persona që hedhin mbeturina apo djegin ato”.

“Për të pasur një mjedis të pastër, Komuna e Skenderajt kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet komunale për të paraqitur ndotësit e mjedisit dhe kështu ata që ndotin mjedisin të marrin gjobën  sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore nga 20 deri në 100 euro”.

“Një mjedis i pastër do të thotë një jetë e shëndetshme për të gjithë ne dhe gjeneratat që vijnë!”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë…