Skenderaj përkohësisht pa ujë të pijshëm shkaku një defekti

08 shkurt 2026 | 18:00

Qyteti i Skenderajt do të përballjet me një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” në Facebook.

“Për shkak të një defekti në Kllinën e Mesme, në gypin kryesor të furnizimit, ka ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Skenderajt, deri në sanimin e defektit”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se gjatë muajve…