Skenderaj shënon Ditën e Çlirimit me Akademi Përkujtimore në nderim të dëshmorëve
Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, nën patronatin e kryetarit të Komunës, Sami Lushtaku, u mbajt Akademia Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe të gjithë atyre që me sakrificën e tyre bënë të mundur lirinë që gëzojmë sot.
Në një atmosferë dinjitoze dhe plot respekt, të pranishmëve iu drejtuan me fjalët e tyre kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, dr. i shkencave të historisë Sabit Syla, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjeve të
Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, si dhe Sumeja Kodra, vajza e komandantit Ilaz Kodra.
Përmes kumtesave dhe kujtimeve të ndara në këtë akademi, u rikujtua rrugëtimi i lavdishëm i popullit tonë drejt lirisë, duke nderuar me përulësi sakrificën e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të tyre.



