
Skënderbeu mbledh shqiptarët të martën
Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, Organizata Kulturore “Shqiptaria” në bashkëpunim me Korporatën Kryeziu, Shoqatën “Arti i Ngujuar – Artistët për Artistë”, Shoqatën “Kufijtë e Arbrit”, si dhe me shoqata të tjera patriotike, organizojnë sot disa aktivitete për manifestimin kombëtar për ditëlindjen e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Sipas njoftimit, do të organizohet simpozium shkencor, ekspozitë arti, aktivitete për fëmijë, debate intelektuale dhe koncert festiv.
Agjenda e manifestimit do të jetë, prej orës 11:00 simpoziumi shkencor me temë: Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit, që do të mbahet në Institutin Albanologjik. Pjesëmarrës do të jenë historianë dhe studiues nga trojet shqiptare dhe diaspora
Ndërsa prej orës 12:00 do të bëhet parakalimi i Grupeve Artistike dhe Shoqatave Kulturore. Itinerari do të jerë nga sheshi Garibaldi në drejtim të Sheshit “Nëna Tereza”.
Nga ora 12:00 do të hapet Ekspozita e Artit Pamor në Sheshin “Nëna Tereza”, me tematika: Vepra të frymëzuara nga figura dhe trashëgimia e Skënderbeut. Ndërsa, prej orës 13:00 – 15:00 do të ketë aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në sheshin “Skënderbeu”. Programi me interpretim solemn, lojëra dhe performanca për të vegjlit, në frymën e trashëgimisë heroike
Në orën 14:00 do të ketë debat filozofik me temë: Gjergj Kastrioti në mendimin bashkëkohor në Fakultetin Filologjik, ku pjesëmarrës do të jenë profesorë dhe studiues të shkencave humane
Kurse, nga ora 15:00 – 16:25 do të ketë aktivitetet e Qendrës Kulturore për Fëmijë – Komuna e Prishtinës, skena dytësore, Sheshi “Skënderbeu”
Në kudër të manifestimit të kombëtar për ditëlindjen e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga ora 16:30 bëhet hapja zyrtare e koncertit festiv në në sheshin “Skënderbeu”.
Nga ora 17:00 – 20:00 do të mbahet koncerti Festiv, performues do të jenë artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Ndërsa, nga oota 20:00 – 00:00 mbahet program me artistë të rinj dhe grupe alternative shqiptare.
“Ndërlidhja e trashëgimisë kombëtare me energjinë krijuese të brezit të ri 6 Maji është ditë historie, krenarie dhe bashkimi kombëtar. Gjergj Kastrioti është drita që vazhdon të na udhëheqë”, thuhet në njoftimin e Organizatës Shqiptaria.