Skënderbeu ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Memellin

09 mars 2022 | 17:40

Skuadra nga Korça, Skënderbeu, me anë të një njoftimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ka komunikuar se pas rezultateve të javëve të fundit dhe pas bisedës me drejtuesit, trajneri Migen Memelli ka marrë vendim për t’u larguar nga drejtimi i skuadrës.

Klubi i Skënderbeut e falënderon Memellin për punën dhe përkushtimin që kishte në stolin e ekipit bardhekuq. “Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ dhe trajneri Migen Memelli mbyllin bashkëpunimin me marrëveshje. Pas rezultateve të javëve të fundit, pas bisedës me drejtuesit e klubit, trajneri Migen Memelli ka marrë vendim për t’u larguar nga detyra. Klubi falënderon ish-trajnerin për emocionet, punën dhe përkushtimin e madh në drejtimin e stolit bardhekuq dhe i uron suksese në karrierën e tij. Faleminderit Migen!”, thuhet në njoftimin e Skënderbeut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilaz Veseli nga fshati Baks, komuna e Skenderajt, shpall të…