Skenën e pazakontë me protagonist Kakanë (video)

30 tetor 2019 | 15:18

Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë ndeshjes midis ish-yjeve të Brazilit dhe atyre të Izraelit, në një ndeshje bamirësie.

Ndërkohë që ishte minuta e 51’ e ndeshjes që po zhvillohej në Haifa, gjyqtarja e takimit e ndalon lojën për një moment pa arsye, dhe ndëshkon me karton të verdhë Ricardo Kakanë.

Ish-lojtari i Milanit mbeti i habitur nga ky episod, ndërkohë që menjëherë pas kësaj gjyqtarja nxjerr nga xhepi një telefon dhe i kërkon idhullit të saj një foto. Kjo skenë ngjalli të qeshura të mëdha në stadium, por njëkohësisht ka filluar të bëjë edhe  xhiron në rrjetet sociale.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-2 ne favor të Brazilit, me të gjithë që po flasin vetëm për skenën që ndodhi me gjyqtaren.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me…