Skicë fjalësh / A PO E NJEH KËTË UDHËTAR?

20 dhjetor 2024 | 21:42

Skënder Karaçica

Udhët e jetës, kah nuk të çojnë, thanë disa zëra burash në një tavolinë kafeje në Prishtinë…Aty pari kaloi me hapat kutrrum një njeri i panjohur për ata në tovolinën e kafës së mëngjesit në Prishtinë.

– A po e njihni këtë njeri me këta hapa kutrrum, – u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës për të pranishmit.

– Nuk po e njohim këtë udhëtar në sheshin e Prishtinës, – u përgjigjen të pranishmit në tovolinën e kafës së mëngjesit…!

– Nuk po e njihni, – unë ju tregoj se kush është,-u tha njeriu në qoshin e djathtë të tovolinës.

– Ky udhëtar në sheshin e Prishtinës është deputeti i popullit! E kemi votuar para ketër vjetësh, kur ai erdhi i mbushur frymë e, duke belbëzuar na pati thënë se, do të jem përfaqësues i denjë i popullit, – thoshte në fushatën e sheshit…

– E kemi të qartë, – thanë ata njëzëri në tovolinën e kafës së mëngjesit.

– Sa na është bër qejfi,që pas katër vjetësh e pamë afër, sy me sy me deputetin e popullit, – ishin njëzëri ata të tovolinës dhe të votës së lirë të sovranit…!

Kështu e ka jeta, thonë në artin e gjeniut popullor: Të rrova e më rrove, por briski i berberit…!

Për fund, deputetët e popullit që do të zgjidhën më 9 shkurt 2025, mos të harrojnë të qëndrojnë në krah të sovranit të votës së lirë…!

Deputetë të popullit, mos u bëni udhëtarë të pa njohur në sheshin e Prishtinës!

(Dhjetor, 2024)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Gëzim Qerimi Qytetarët e Kosovës, me 93.49% të tyre…