Skivjani i bën pritje madhështore Albin Kurtit dhe kandidatit për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola

05 tetor 2025 | 11:10

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tubimin elektoral të mbajtur në Skivjan të Gjakovës. Së bashku me kandidatin e LV-së për kryetar të komunës, prof. Ardian Gola, ai ka marrë mbështetje të madhe nga banorët e njërës prej fshatrave më të mëdha të Gjakovës.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti:

Skivjani është dëshmi e gjallë e qëndrueshmërisë dhe unitetit. Profesori i ndershëm dhe i dijshëm Ardian Gola është zgjedhja e duhur më 12 tetor për Skivjanin e krejt Gjakovën.

Mbështetjen që e morëm atje duhet ta përkthejmë në angazhim e përkushtim të pamasë në këto shtatë ditë të mbetura deri te dita e zgjedhjeve, që të sigurohemi bashkë se Gjakova në krye do të ketë dikë që qeveris mbarë, dikë si profesori i nderuar Ardian Gola. Fshatrat dhe komuna e Gjakovës kanë nevojë për vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore e funksionalizimit të turizmit, ndërtimit të komplekseve sportive, por edhe për kanalizime që i përmirësojnë kushtet e jetës së qytetarëve.

Me qeverisjen tonë në nivel qendror ka ndryshuar e bërë progres republika, tash ka ardhur koha që edhe në nivel lokal të zhvillohet e përparojë Gjakova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
RRËFIM I (pa) RRËFYER-ME PËRMASA EPIKE- Gjenerallejtënant-Kadri KASTRATI Djaloshi i…