Skuadra franceze ofron 10 milionë euro për Muriqin

04 qershor 2019 | 13:08

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi zhvilloi një sezon fantastik në Turqi me fanelllën e Rizesporit, ku realizoi 17 gola, si dhe asistoi në 8 raste.

Forma e shkëlqyer e ish-futbollistit të Teutës dhe Besës së Kavajës, zgjoi interesimin e shumë klubeve Europiane, mes tyre edhe Gallatasarai, Fenebahçe, si dhe francezët e Tuluz.

Këta të fundit, sipas drejtorit sportiv të Rizesporit, Hakan Bal, kanë ofruar plot 10 milionë euro për shërbimet e shqiptarit të Kosovës.

“Kemi marrë një ofertë prej 10 milionë euro prej Tuluz, ndërkohë Gallatasarai ka ofruar deri më tani 2.5 milionë euro, plus dy lojtarë”, ka zbuluar drejtori i Rizesporit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp është tashmë imazhi i Liverpool, por Franz Beckenbauer…