Sky News: Cili është plani me 10 pika i Iranit?

08 prill 2026 | 08:23

Donald Trump mbrëmë ka thënë se SHBA kishte marrë një plan “të zbatueshëm” me 10 pika nga Irani, pasi të dy vendet ranë dakord për një armëpushim dyjavor.

Propozimi i Teheranit përfshin pika që lidhen me Ngushticën e Hormuzit, heqjen e sanksioneve globale dhe armët bërthamore, sipas raportimeve nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars, raporton Sky News.

1: Tërheqja e forcave amerikane nga rajoni

2: Kontrolli iranian i Ngushticës së Hormuzit

3: Kompensim për dëmet ndaj Iranit

4: Heqja e sanksioneve

5: Lirimi i aseteve iraniane të ngrira

6: Angazhimi i Iranit për të mos ndërtuar armë bërthamore

7: Pranimi i të drejtës së Iranit për pasurim (të uraniumit)

8: Marrëveshja e Iranit për traktate paqeje me vendet e rajonit

9: Ndërprerja e armiqësive ndaj të gjitha grupeve të rezistencës në rajon

10: Dispozita të mbështetura nga një rezolutë e OKB-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës ranë ndjeshëm dhe aksionet në Azi u…