Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burgim për zhdukjen e doktorit Hafir Shala

17 korrik 2025 | 10:15

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte, Sllavisha Filiq.

Aktgjykimi është shpallur të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra.

Sllavisha Filiq ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë, e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë mjekun Hafir Shala, ku iu ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.

Gjykatësja Namani-Hajra sipas “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se dënimi me burgim do të ekzekutohet kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Ky gjykim është zhvilluar në mungesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Uk Lushi ka komentuar vendimin e djeshëm të Dhomave…