
Slloveni-Kosovë, ja favoriti i bastoreve
15 nëntor 2020
| 14:36
Bastoret botërore po e favorizojnë Slloveninë kundër Kosovës, në përballjen e parafundit të tyre në Ligën e Kombeve, e cila do të zhvillohet sonte në Lubjanë.
“Bet365” e sheh Slloveninë si favorite pasi i ka vënë kuotën 1.83 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Kosovës i vë kuotë shumë të lartë, 5. Barazimi vlerësohet me kuotën 3.1. Sllovenia e fitoi 1-0 ndeshjen e parë kundër Kosovës muajin e kaluar në Prishtinë.