
Sllovenia ia ndalon hyrjen kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu
Sllovenia ia ka ndaluar udhëtimin kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahun, një veprim që vjen pas një ndalimi kundër dy ministrave të kabinetit të ekstremit të djathtë izraelit në korrik, sipas një deklarate qeveritare.
Sipas transmetuesit kombëtar slloven Radiotelevizija Slovenija, sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtm të vendit, Neva Grashiq, ka thënë se “publiku është në dijeni se po zhvillohen procedura kundër Netanyahut për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, shkruan “Reuters”.
Ajo ka thënë se “OKB-ja i ka karakterizuar veprimet izraelite në Gaza si gjenocidale”.
Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së që vitin e kaluar njohu shtetin palestinez, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe mori vendim për importet e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli.