Sllovenia miraton ligjin për njohjen e patentëshoferëve të Kosovës
25 nëntor 2025
| 16:44
Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë ka miratuar të martën ligjin që mundëson njohjen e patentë-shoferëve të lëshuar nga Republika e Kosovës.
Ky vendim përbën një lajm të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Slloveni, si dhe për mërgatën kosovare në përgjithësi, duke lehtësuar procedurat e qarkullimit dhe të integrimit të tyre në këtë shtet.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e ka mirëpritur vendimin, duke e cilësuar si një hap pozitiv në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në mbështetje të qytetarëve kosovarë.



