Sllovenia ndan rrugët me trajnerin e Kombëtares
As edhe një fitore e shënuar në ciklin grupor kualifikues për Kampionatin Botëror “USCAME 2026”.
Ky ka qenë bilanci i Sllovenisë që përfundoi në vend të tretë të Grupit B kualifikues për në Botëror.
Katër barazime dhe dy disfata, një nga Zvicra që siguroi plasman direkt në Botëror dhe një nga Kosova, që e mposhti në “Stozice” për t’ua shpresat për “playoff”.
Me kaq, Sllovenia ka ndarë rrugët me Matjaz Kek, selektorin e tyre, i cili ka qëndruar 7 vjet në detyrë dhe ka arritur në EURO 2024 ku kishte paraqitje tepër të mirë duke siguruar të tetën e finales!
“Kontrata e Matjaz Kekut me Federatën e futbollit të Sllovenisë ka përfunduar në fund të nëntorit të këtij viti. Kreu i Federatës pas diskutimeve që kishte me selektorin Kek, shqyrtimit të shtatë viteve shumë të mira të kaluara me ekipin kombëtar dhe suksesin e arritur në EURO e vlerësojnë, por bashkë kanë rënë dakord për të ndërruar diçka në ekipin kombëtar”, ka bërë me dije NZS në njoftimin e lëshuar në mëngjesin e sotëm.
EURO 2024 ka qenë vetëm hera e dytë për Slloveninë që ka marrë pjesë në një evropian, pas atij të parit në EURO 2000. Ata së fundi kanë pësuar edhe rënie në renditjen mujore të FIFA-s, ku kanë rënë për 4 pozita dhe janë të përqendruar në pozitën e 55-të.



