Sllovenia s’do ta zvogëlojë praninë ushtarake në KFOR në Kosovë

17 qershor 2026 | 08:17

Sllovenia aktualisht nuk ka plane për të reduktuar numrin e ushtarëve të saj në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë.

“Çdo vendim lidhur me përshtatjet e mundshme të angazhimit të ardhshëm të Forcave të Armatosura Sllovene në KFOR do të merret pas një vlerësimi gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh nevojat e misionit dhe kapacitetet tona”, thuhet në deklaratën e ministrisë, të cituar nga agjencia sllovene e lajmeve STA.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht 106 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Sllovenisë janë të angazhuar në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fjalën e saj në Parlamentin Europian të martën, komisionarja…