Smajl Latifi: Faleminderit Rahovec. Më 9 nëntor votojmë së bashku numrin 174!

07 nëntor 2025 | 20:30

Sonte në Shkollën Fillore “Sadedin Hajda” në Rahovec, AAK-ja ka mbajtur tubim elektoral për raundin e balotazhit.

Kandidati për kryetar komune nga kjo parti, Smajl Latifi, ka theksuar se puna me dashuri e përkushtim për Rahovecin, nuk ndalet!

“Besimin e mbështetjen e parezervë që ma dhatë në këtë fushatë, do ta kthej me punë, rezultate e projekte të mëdha që do ta transformojnë secilin vendbanim e lagje të komunës sonë. Më 9 nëntor votojmë së bashku numrin 174! Për punë që nuk ndalet e për Rahovecin që ecën përpara, duke mos lënë askënd prapa! Shihemi në tubimin e fitores!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dy ditëve të fundjavës, pritet të mbajë mot kryesisht…