 
                    Smajl Latifi: Gjithmonë gati për t’i shërbyer vendlindjes dhe kombit tim
Smajl Latifi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Rahovecit ka përcjell një mesazh për qytetarët para garës së balotazhit.
Ai ka thënë se pavarësisht rrethanave, gjithmonë është gati për t’i shërbyer vendlindjes dhe kombit tij.
“Me ideale të larta, me atdhedashuri të brumosur dhe me pasion të pashterrshëm, është shumë lehtë të gjendet energjia e vullneti për të bërë më të mirën. Rahoveci meriton vetëmohimin tonë e rahovecasit meritojnë përfaqësues të denjë. Nuk harrojmë kush jemi e prej nga kemi ardhur, rruga jonë nuk devijon asnjëherë e puna jonë nuk ndalet”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.
Ai ka theksuar se me punë, me ide, me plane ambicioze e bashkë me qytetarët, Rahoveci vazhdon rrugën e progresit drejt sukseseve dhe rekordeve të reja.
Kryetari aktual i Rahovecit do të përballet më 9 nëntor në balotazh me Ali Dulën nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        