Smajl Latifi ndan çmimin “Ambasadorët e Sportit të Rahovecit” për gjimnasten Bora Hoti

27 dhjetor 2025 | 00:12

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka ndarë çmimin “Ambasadorët e Sportit të Rahovecit” për gjimnasten e klubit të Gjimnastikës “Elita” dhe njëkohësisht reprezentuesen e Kosovës, Bora Hoti. Ky vlerësim u dha në kuadër të përzgjedhjes së sportistëve më të dalluar për vitin 2025.

Me këtë rast, gjimnastja Hoti ka shprehur mirënjohjen e saj për vlerësimin e marrë nga Komuna e Rahovecit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për sportistët.

“Sot jam nderuar nga Komuna e Rahovecit, nën udhëheqjen e kryetarit z. Smajl Latifi, me çmimin ‘Ambasadorët e Sportit të Rahovecit’. Ky vlerësim është një mirënjohje për përpjekjet e mia serioze për të sjellë rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare dhe për të promovuar gjimnastikën në përgjithësi, si dhe Kosovën si shtet në veçanti. Faleminderit Komunës së Rahovecit dhe Kryetarit Latifi për organizimin profesional dhe vlerësimin institucional,” ka shkruar Hoti në njoftimin e saj.

Bora Hoti vazhdon të jetë një nga emrat më premtues të gjimnastikës kosovare, duke përfaqësuar me dinjitet Kosovën në gara vendore dhe ndërkombëtare.

#kosovagymnastics #borahoti #ambasadorëtesportit #rahovec #gjimnastikë


Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmire Hisenaj B.I, me seli në Skenderaj, shpall të pavlefshme…