Smajl Latifi nderon dëshmorët e Rahovecit në 27-vjetorin e rënies së tyre për liri

26 maj 2026 | 11:59

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve për liri, sot, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc, në 27-vjetorin e përjetësimit, ka deruar kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

“Sakrifica e dëshmorëve Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë më të lavdishme. Ata zgjodhën rrugën e flijimit për atdheun, duke lënë pas një shembull të përhershëm të trimërisë, të përkushtimit dhe të dashurisë për lirinë”.

“Bekim Sylka la mërgimin për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e vënë idealin e lirisë mbi gjithçka. Ai ra heroikisht më 26 maj 1999, në betejën e Hamocit, duke u bërë pjesë e përjetshme e kujtesës sonë kombëtare dhe e rrugëtimit drejt lirisë. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 27-vjetorin e njërën prej betejave më të rëndësishme të…