
Smajl Latifi: Në çfarëdo opsioni ne jemi fitues, koalicion kërkoj vetëm nga qytetarët
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.
Latifi doli i pari në rezultatet preliminare në Rahovec, ku mori 37,28% të votave apo 7,373 vota nga qytetarët.
Smajl Latifin e futi në balotazh, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Dula me 23,92% të votave apo 4,731 vota gjithsej dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, cili ishte i afërt me vota me Lëvizjen Vetëvendosje, me 23,24% të votave apo 4,597 vota gjithsej.
Mund të ndryshojë rezultati pasi që votat e mërgatës janë akoma të panumëruara, por në çfarëdo opsioni ne jemi fitues, bindshëm do të fitojmë, tha Latifi.
Ai tha se për vite me radhë janë në komunikim me qytetarët dhe besonte se ata do ta vlerësonin angazhimin e madh, punët e shumta dhe vizionin që e kanë për 4 vitet e ardhshme. E për këtë arsye, do ta kërkonte koalicionin direkt nga qytetarët.