Smajl Latifi përkujton 49 martirët dhe 5 dëshmorët e Brestocit: Lavdi për sakrificën e tyre
Në shënimin e 27-vjetorit të përjetësimit, fshati Brestoc nderoi 49 martirët e vrarë nga pushtuesi serb në vitin 1999, si dhe 5 dëshmorët e kombit, ndërsa kujtesës iu shtuan edhe 6 persona ende të pagjetur.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë bashkëpunëtorë, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të fshatit.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në fjalimin e tij theksoi se lufta për liri nuk ka pushuar asnjëherë, pasi pushtuesit e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe secili ka qenë më i egër se tjetri.
Postimi i plotë i Latifit:
Në Brestoc, në shënimin e 27-vjetorit të përjetësimit, kujtuam 49 martirët e vrarë nga pushtuesi serb
Së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë, bashkëluftëtarë e qytetarë, nderuam 49 martirët në fshatin Brestoc, të vrarë në vitin 1999 nga pushtuesi serb, 5 dëshmorët e kombit, si dhe 6 që ende janë të pagjetur.
Lufta jonë për liri nuk ka pushuar asnjëherë, sepse pushtuesit e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe secili ka qenë më i egër se tjetri.
Këtë egërsi e pagoi shtrenjtë edhe Brestoci, fshat që ka numër të madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë edhe shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes. Po ashtu, në fushë të nderit kanë rënë 5 dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend.
Lavdi 5 dëshmorëve, 49 martirëve të Brestocit, në mesin e të cilëve edhe 6 personave të pagjetur!



