Smajl Latifi: Ratkoci, shembull i humanizmit, 22 vjet traditë në dhurimin e gjakut
05 shkurt 2026
| 15:46
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se për 22 vjet u organizua aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut në këtë komunë, veçanërisht në fshatin Ratkoc.
Sipas tij, shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjes për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
“Këtë vit, ky aksion tradicional iu kushtua Mehmet Hotit (Meta), homazh për njeriun që ishte gjithmonë i pari për të dhuruar gjak dhe nismëtar i kësaj vepre humane. Dhurimi i gjakut shpëton jetë dhe anadrinasit e dëshmojnë këtë vlerë me vepra, jo me fjalë. Përgëzoj organizatorët, banorët e Ratkocit dhe të Anadrinisë, si dhe stafin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për këtë aksion shumë të rëndësishëm, por edhe të suksesshëm!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.



