
Smajl Latifi së bashku me familjen shfrytëzon të drejtën e votës
12 tetor 2025
| 11:54
Kryetari aktual i Rahovecit dhe njëherësh kandidat edhe për një mandat të ri, Smajl Latifi, së bashku me familjen ka votuar për zgjedhjet lokale.
“E drejta e votës me vullnet të lirë, është shprehja themelore e demokracisë. Bashkë me familjen time votuam, për t’u bërë pjesë e vendimit tonë të përbashkët për të ardhmen. Ftoj qytetarët që t’i bashkohen zgjedhjeve, ndërsa 18-vjeçarëve që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, u uroj fat dhe proces të lehtë votimi!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.