
Smakiqi: Heshtja dhe mospezullimi i zyrtarëve publikë të arrestuar, anarki e nxitur nga Kurti
Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se heshtja dhe mospezullimi i zyrtarëve publikë të arrestuar është anarki e nxitur nga kryeminsitri Albin Kurti.
“Zyrtarët publikë të Kosovës, organi administrativ kurdo që arrestohen duhet t’i pezulloi nga puna konform nenit 46 par 1.pika 3.31.3.4.3.7, 3.10 Ligjit Nr.06/L-114, dhe nenit 55 par1. nëparagraf 1.2 deri në aktgjykimin e formës së prerë në secilin rast. Zyrtarët e MINT-it ka qenë dashur të pezullohen nga detyra të nesermen pas arrestimit. Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mezi e kishte pezulluar Nagip Krasniqin”.
“Tash sipas nenit 73 dhe 75 të Ligjit të Punës Ligji Nr.03/L-212 pezullimi nga puna mund të zgjasë maksimum 6 muaj, nëse nuk lirohet në afatin prej 6 muajsh punëdhënësi/ BiD i KEK-ut detyrohet ose ta kthejë në punë Nagip Krasniqin ose te ia shkëpusë/ ndërpresë marrëdhënien e punës, të shohim si po veprojnë anarkistet. Por duke vërejtur opurtunizmin përkrahjen e hapur publike te kryeministrit Albin Kurti ndaj të arrestuarve dhe kundër sundimit të ligjit, meqë secilin Bord të Drejtorëve dhe zyrtar të lartë e kontrollon ata po trimërohen nën mbështetjen e tij dhe as qe zbatojnë dispozitat e detyrueshme ligjore (Jus Cogens) duke degraduar sistemin juridik të Kosovës. Kurse po të njëjtat borde dhe menxhemente si rasti i Postës e kishin suspenduar Faton Thaqin edhe pse vetëm i ishte ngritur aktakuzë e nuk kishte as ndalim as arrestim”, ka shkruar Smakiqi në “Facebook”.