
Smakiqi largohet nga Drita
29 maj 2025
| 12:44
Portieri Florian Smakiqi është larguar nga skuadra kampione e Superligës, Drita.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit nga Gjilani në rrjetet sociale.
“Pas përfundimit të kontratës Smaki ka vendosur që karrierën ta vazhdojë diku tjetër, vendim të cilin klubi e ka respektuar dhe në ndeshjen e fundit është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe tifozët”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Smakiqi te Drita ishte transferuar si lojtar i lirë në vitin 2022 nga skuadra e Drenicës. Ai më parë kishte luajtur edhe për Feronikelin dhe Prishtinën.